12 vjeçarja humb jetën, bëhet viktima e katërt e gripit brenda javës në Maqedoni

Një 12-vjeçare nga Shkupi me paralizë celebrale si dhe një 86-vjeçar, po ashtu nga Shkupi, janë dy viktimat e radhës që kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga gripi. 

Vajza ka ndërruar jetë gjatë paradites së sotme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ndërkaq i moshuari i cili po ashtu ka qenë i prekur nga një sëmundje tjetër, ka qenë i shtrirë për disa ditë me radhë në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup ndërkaq vdekja e tij është konstatuar gjatë javës së shkuar.