27 aksidente gjatë ditës së djeshme, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente,

Sipas Policisë fatkeqësisht një aksident ka qenë me fatalitet dhe shtatë të tjerë me lëndime trupore.

Ndërkaq 19 aksidente kanë qenë me dëme materiale,

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 172 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.