A do të kthehet Meda në futboll?

Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeçaj, Meda ka qenë për 2 vite president i Hajvalisë.

Në kohën e tij kjo skuadër luftonte për titullin e kampionit dhe në vitin 2016 përfunduan si nënkampion. 

Por vitin e kaluar Hajvalia, shpalli falimentimin pasi u larguan donatorët kryesor dhe ish presidenti Meda. 

Sipas burimeve të Indeksonline, Meda e ka menduar të rikthehet në futboll por ende nuk e ka bërë zyrtare. 

Kujtojmë që stadiumi në Hajvali, ka filluar të ndërtohet nga viti 2017 nga Komuna e Prishtinës por punimet po zgjasin më tepër se që ishte planifikuar.