Aeroplanit nga Turqia i shfaqet një problem teknik pas uljes në ANP ‘Adem Jashari’

Autoriteti thotë se me asistencë të stafit teknik të Aeroportit, aeroplani është parkuar pa problem. Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore Adria Airways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik.

Sipas njoftimit, aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min.