Afrim Tovërlani “Baba” i titujve në Kosovë

Edicioni 2018/2019 në Superligë shënon stinorin e 20-të jubile, që nga pas lufta. Gjatë tërë kësaj periudhe 9 skuadra të ndryshme janë bërë kampion.

Ndërsa 12 trajnerë të ndryshëm janë kurorëzuar me titull, prej tyre 11 nga Kosova dhe 1 nga Maqedonia,

Primatin si trajneri më i suksesshëm në elitë vazhdon ta mbajë Afrim Tovërlani që është shpallur 4 herë kampion, 3 tituj me Prishtinën dhe 1 me Feronikelin. Pas tij radhitet Jusuf Tortoshi me 3 tituj. 

Kjo është lista e të gjitha skuadrave dhe trajnerëve që janë bërë kampion në 19 edicionet e kaluara të Superligës.

1999/00  Prishtina (Prishtinë) – Ajet Shosholli

2000/01  Prishtina (Prishtinë) – Jusuf Tortoshi

2001/02  Besiana (Podujevë) – Bylbyl Sokoli

2002/03  Drita (Gjilan) – Ramadan Cimili

2003/04  Prishtina (Prishtinë) – Jusuf Tortoshi

2004/05  Besa (Pejë) – Valdet Shoshi

2005/06  Besa (Pejë) – Genc Hoxha

2006/07  Besa (Pejë)  – Genc Hoxha

2007/08  Prishtina (Prishtinë) – Afrim Tovërlani

2008/09  Prishtina (Prishtinë) –  Afrim Tovërlani

2009/10  Trepça (Mitrovicë) – Gani Sejdiu

2010/11  Hysi (Prishtinë) – Fadil Ademi

2011/12  Prishtina (Prishtinë) – Jusuf Tortoshi

2012/13  Prishtina (Prishtinë) – Afrim Tovërlani

2013/14  Llamkos Kosova (Vushtri) – Ismet Munishi

2014/15  Feronikeli (Drenas) – Gani Sejdiu

2015/16  Feronikeli (Drenas) – Afrim Tovërlani

2016/17  Trepça 89 (Mitrovicë) – Zekirija Ramadani

2017/18  Drita (Gjilan) – Bekim Isufi