Aksident i rëndë, vdes një person në Divjakë

Sipas njoftimit të policisë orës 05:30, tek “Tre urat” , territor që i përket bashkisë Divjakë, shtetasi Agim Muça, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.Muca, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Nuk janë specifikuar  ende arsyet e daljes nga rruga të mjetit, nëse shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë, ka pasur ndonjë mjet tjetër përpara që i ka prere rrugën apo ka qenë i përgjumur në timon.