Aksion si nëpër filma në këtë fshat të Pejës, arrestohen dy persona, në shtëpi iu gjinden armë të ndryshme

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Hetimeve pranë Stacionit policor  në Pejë, me datë 25. 2. 2019 rreth orës 23:00, deri sa ishin duke patrulluar në kuadër të planit operativ ‘Parandalimi i grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda’ në f. sh. Lutogllavë, kanë vërejtur 2 (dy) të dyshuar të cilët lëviznin në anë të kundërt me veturën e policisë. 

Policia ka vërejtur se njëri nga të dyshuarit mbante në gjoks nja armë të gjatë ‘AK 47’ ndërsa i dyshuari tjetër  ishte pas tij me dorashka në dorë, policët të cilët ishit duke patrulluar posa kanë vërejtur të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe kanë urdhëruar të dyshuarit ta lëshojnë armën dhe të shtrihen në tokë.

Nga vendi i ngjarjes është kontaktuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë me të njëjtin është marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë, bastisja është kryer në shtëpinë e të dyshuarit A. B., në shtëpinë e të cilit janë gjetur sendet e cekura më poshtë dhe një sasi e narkotikëve, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit Sh. N. nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

  • Një armë automatike ‘AK-47’,
  • 25, copë fishekë cal. 7. 62×39 mm,
  • Një karikator ‘AK-47’, 
  • Një jelek ushtarak, 
  • Një palë pantallona të zinj, 
  • Një rrip brezi ushtarak,  
  • Një palë pranga,
  • Një thikë e zezë
  • Një palë dana ushtarake,
  • 7 palë targa  të veturave vendore,
  • Një targë e veturës së një shteti të huaj
  • Një sasi e lëndës narkotike marihuanë ,
  • Një libër i regjistrimit të veturës VRD, 
  • Një kopje e letërnjoftimit të një personi tjetër 
  • Një çantë xhepi ngjyrë kafe, 
  • Dy kartela në emër  të një personi tjetër
  • Një telefon celular ‘LG’, 
  • Një çantë krahu,
  • Një palë dana të armaturës, 
  • Një kapuç  i zi, 
  • Një rrip i pantallonave, 
  • Një rrip ushtarak i gjelbër,        

Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.