Ankand” për golashënuesin më të mirë të Bundesligës

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. 

Pas Barcelonës dhe Real Madridit për talentin 21-vjeçar, që është në pronësi të Benficas, kanë shprehur interes edhe anglezët e Chelsea-t. 

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 45 milionë euro për sulmuesin serb. Jovic po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Frankfurtit këtë sezon, duke arritur të gjejë 19 herë rrugën e rrjetës në të gjitha kompeticionet.

Ai mban kryesimin e golashënuesve më të mirë në Bundesligë, në kuotën e 14 golave.