Arrestohen tri nëna të fëmijëve që kërkonin lëmoshë

Policia e në Pejë ka arrestuar dy të dyshuara femra të komunitet ashkali nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve.

Po ashtu janë identifikuar edhe dy femra poashtu të komunitetit ashkali, të mitura duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Prizren, lidhur me veprën e njëjte policia ka arrestuar një femër.  ndërsa ka identifikuar një tjetër të mitur duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.