Arrestohet shqiptari, rrahu serbin për pronë

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjet dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës