ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues nga grumbullimi i kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2019.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për marrje të kuponëve fiskal. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1, 312.