Banorët e lagjes ‘Mati 1” pa rrymë

Në lagjen “Mati 1’ në Prishtinë nuk ka rrymë.

Banorët për Indeksonline kanë treguar se objektet banesore në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë që më shumë se dy orë janë në mungesë të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për Indeksonline ka treguar se në këtë lagje ka prishje në rrjetin elektrik. 

Ai ka treguar se ekipet janë në terren dhe po mundohen që sa më parë të rregullojnë problemin