Barcelona prapë dështon, Reali po i afrohet si me avion

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen e xhiros së 23-të të La Ligas si mysafir i Athletic Bilbaos.

Kampionët në fuqi barazuan edhe në këtë ndeshje, duke lejuar që Reali t’i afrohet në vetëm gjashtë pikë,

Ky është barazimi i tretë radhazi i Barcës (dy në ligë dhe një në kupë), duke qëndruar në një moment jo të mirë sa i përket rezultateve.

Pas këtij barazimi, Barca vazhdon kryesimin me 51 pikë, gjashtë më shumë se Reali dhe shtatë më shumë se Athletic Bilbao.

Në ndeshjen e ardhshme, Barca e pret Valladolidin.