BE: Çmimi i bukës në Danimarkë tri herë më i lartë se në Rumani

Në territorin e Bashkimit Evropian, çmimi i bukës dhe drithërave në vitin 2018 ndryshonte në varësi të vendit, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Gjatë vitit të kaluar, çmimi i bukës dhe drithërave në të gjithë BE-në ka qenë i pa harmonizuar, kështu që në Danimarkë ka qenë tre herë më i lartë se çmimi në Rumani.

Kur niveli i çmimeve në vende krahasohet me indeksin e çmimeve mesatare të BE-së prej 100, rezultatet tregojnë se në vitin 2018 çmimi i bukës dhe drithërave ishte më i larti në Danimarkë (me një indeks të nivelit të çmimeve 152), i ndjekur nga Austria (135), Luksemburgu dhe Finlanda (të dyja me nga 127).

Buka është më e lira në Rumani, pasuar nga Bullgaria dhe Polonia.