Bie nga sistemi Instagrami

Instagrami ka pasur probleme për minuta të tëra duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këtë rrjet social.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Instagramit tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm” derisa ishte e pamundur shpërndarja e fotografive.