Bllaca agjent i BIA-s serbe nga viti 1997

Emisioni Udhëve në RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm. Në këtë letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë. Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb. Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë document sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së