BOTA TË FUNDIT FBI, Kina rreziku më i madh

FBI-ja shpalli të enjten Kinën si kërcënimin më të madh për forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i agjencisë Christopher Wray tha se Pekini po kërkon të vjedhë teknologji amerikane “duke përdorur çdo mjet të nevojshëm”. Ai shtoi se 56 zyrat rajonale të agjencisë kanë hapur rreth 1 mijë hetime lidhur me përpjekjet nga ana e Kinës për të vjedhur teknologji.