Cloudflare lançon një shërbim VPN falas në Android

Cloudflare ditën e sotme lançoi një shërbim të ri në aplikacionin mobil 1.1.1.1 dhe është një që të gjithë e kanë pritur me padurim.

Bëhet fjalë për një VPN që quhet Warp dhe premton më shumë shpejtë dhe siguri duke përdorur teknologjinë Argo të Cloudflare.

Qëllimi i Cloudflare me Warp është të ndërtojë një VPN mobile e cila jo vetëm bën shfletimin më të sigurte por edhe më të shpejtë.

Dhe duke qenë se është një VPN mobile e bën trafikun në smartfon shumë më të sigurtë. Megjithatë nuk mund ta përdorni Warp për të ndërruar vendndodhjen dhe duhet të përdorni një VPN tjetër nëse dëshironi të shikoni shfaqjet e preferuara të padisponueshme jashtë Shteteve të Bashkuara.

Cloudflare tha se janë afro 2 milionë njerëz në listën e pritjes së Warp. Gjithashtu kompania shtoi se kishte tentuar të lançonte shërbimin në Korrik por debutimi mori më shumë kohë sesa kishte menduar.

Versioni falas i shërbimi nuk ka kufizime por nëse dëshironi më shumë shpejtësi dhe siguri Warp Plus kushton 4.99 dollarë. Nëse keni qenë në listën e pritjes, atëherë Cloudflare u dhuron 10GB Warp Plus.