Detaje nga aksidenti i kosovarit në Zvicër- Autostrada u mbyll për tre orë

Një automobilist 43-vjeçar u përplas me një kamion transporti në autostradën A2 pranë Göschenen.

Ai ka ndërruar jetë, raporton policia kantonale Uri, të premten në mbrëmje, derisa sipas mediave kosovare, bëhet fjalë për një qytetar nga Peja, i cili ka jetuar në Zvicër,

Shoferi nga Kantoni i Cyrihut është aksidentuar në Autostradën A2. Disa kamionë ishin detyruar të ndalen për shkak që ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Shoferi nuk e kishte ditur këtë dhe ishte përplasur me kokë në një kamion të transportit të Ticinos. 43-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit,

Autostrada A2 u mbyll për tre orë gjatë operacioneve të gjetjes së fakteve dhe shpëtimit. Aksidenti ka shkaktuar dëme materiale prej rreth 40,000 franga.