Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë shënohet edhe në Kosovë

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë nesër në Kosovë do të mbahen një sërë aktivitete me qëllim të senzibilizimit të popullatës, se edhe pse nuk është sëmundje e lehtë dhe e padëmshme, ajo mund të kontrollohet me sukses.

Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të gjashte  në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).