Dua Lipa shkëmben puthje me këngëtarin e famshëm në prapaskenat e ‘Glastonbury Festival’

Në festivalin e madh Glastonbury Festival i cili mbahet në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë pjesë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, 

Chris Martin gjithashtu po e shijonte gjithë at festë, derisa u pa teksa po mundohej tëflirtonte me këngëtaren Dua Lipa.

Ylli i Coldplay tanimë është ‘single’ pasi i dha fund mardhënies 20 mujore me yllin e Fifty Shades of Gray aktoren Dakota Johnson muajin e kaluar.

Sun Online ka raportuar se Chris dhe Dua Lipa janë parë në prapaskenat e festivalit duke shkëmbyer puthje.

Një burim tha se Chris “nuk e la ‘rehat’ gjatë gjithë natës”, dhe se Dua “dukej e lumtur të ishte në afër tij dhe madje e prezantoi atë me familjen e saj”.