Dy motra kosovare vdesin në një aksident në Gjermani, katër të tjerë të lënduar

H.Sh dhe F.Sh, emra të njohur për redaksinë humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e sotme.

Të njëjtat janë me origjinë nga Gjakova kurse për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat e huaja

 raportim e sipër u theksua se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën njëra me tjetrën.

Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’.