Ekipi Olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF Sarajeva 2019

Ceremonia hapëse u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin Olimpik “Asim Ferhatoviq Hasa” të Sarajevës, në të cilin 35 vjet më parë u hapën Lojërat Olimpike Dimërore “Sarajeva 1984”.

Flamurin e Kosovës e barti skitarja 16-vjeçare, Klea Vrella. Krahas Vrellës, Ekipi Olimpik i Kosovës gjatë parakalimit përbëhej edhe nga: Elba Kokaj (skitare), Feim Kollçaku (trajner), Egzon Agani (trajner), Jeton Rudari (shef i misionit) dhe Kushtrim Krasniqi (zyrtar për media). Vendi ynë po përfaqësohet në EYOF me të dy skitaret, Klea Vrella dhe Elba Kokaj.