Evropa me mot të ngjashëm të vitit 2003, ku u shkaktuan rreth 70 mijë viktima

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se nxehtësia vetëm sa po shkon e rritet.

Temperaturat e lartë afrikane tashmë kanë goditur edhe Evropën.

Rritja e temperaturave është me aq intensitet të lartë saqë mund të paraqesin ‘kërcënime për jetë’.

Ekspertët thonë se vala e nxehtësisë po shkaktohet nga një gjilpërë e gjerë 2000 milje e ajrit të nxehtë, që hidhet mbi Afrikën nga një rrjedhë jashtëzakonisht e fortë.

Së fundi nga kjo nxehtësi po goditet edhe Britania e Madhe. Nga Shëndeti Publik në Angli është lëshuar një alarm për kujdes nga ngrohja duke porosit të moshuarit dhe fëmijët që të qëndrojnë sa më larg diellit