Gardianët duan paga si të policëve, ministri Tahiri ka një përgjigje për ta

Kam kërkuar që ngritja e pagave për ta të jetë deri në 40 %, por natyrisht se mundësitë ekzistuese kanë qenë që kjo rritje të realizohet në vlerën prej 25 %.Megjithatë, një pikë të rëndësishme që kam insistuar vazhdimisht dhe që kemi arritur ta përmbushim me sukses, ka qenë çështja e shtesave të rrezikshmërisë, të cilat deri më sot, deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë qenë fikse në një shumë prej 107 eurosh, ndërkaq me insistimin tim, këto shtesa sot janë ekuivalente me Policinë e Kosovës, pra 40 për qind të pagës bazë. Megjithatë, për çështje korrektësie, dëshiroj ta konfirmoj edhe njëherë se kërkesa për paga të dinjitetshme ka qenë insistim i imi si Ministër i Drejtësisë, dhe për këtë çështje nuk kam marrë asnjëherë kërkesë nga Sindikata dhe askush tjetër, shtoi ministri Tahiri.