Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Mushnikovë

Gjatë ditës së sotshme Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Prizren së bashku me brigadën e Zjarrëfikësve, FSK-ja dhe Policia e Kosovës kanë qenë në kërkim të një gruaja në fshatin Mushnikovë. 

Pas kërkimeve gruaja e zhdukur e nacionalitet serb është gjetur e vdekur  në fshatin Mushnikovë, shkruan Indeksonline.

Gruaja e vdekur ishte në moshën 69-vjeçare dhe emri i saj ishte, Bozhidarka Gjorgjeviq. 

Pjesë e operacionit  të kërkimit ishin edhe banorët lokal.