Gjilanasi kapet me 281 telefona të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një veturë që ndaloi dje në Gjilan, gjeti 281 telefona celular të kontrabanduar.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit pos telefonave me faturë të pavulosur, u gjetën edhe shtatë “iPad” dhe katër USB.

Malli i dyshuar është konfiskuar dhe është dorëzuar në  terminalin doganor Dheu i Bardhë, kurse i dyshuari së bashku me veturën e tij është liruar në procedurë të rregullt.