Gjobë 50 milionë euro për Google

Rregullatori i mbrojtjes së të dhënave të Francës, CNIL, ka lëshuar ndaj Google një gjobë prej 50 milionë eurosh (rreth 56.8 milionë dollarë amerikanë) për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të saj të GDPR.

CNIL tha se gjoba ishte lëshuar sepse Google nuk arriti të siguronte informata të mjaftueshme për përdoruesit për politikat e miratimit të të dhënave dhe nuk u dha atyre kontroll të mjaftueshëm se si përdoren informatat e tyre. 

Sipas rregullatorit, këto shkelje ende duhet të korrigjohen nga gjiganti i kërkimit.

Sipas GDPR, kompanitë duhet të fitojnë “pëlqimin e vërtetë” të përdoruesit përpara se të mbledhin informacionin e tyre, që do të thotë miratimin e një procesi të qartë të zgjedhjes që është e lehtë për njerëzit të tërhiqen.