Gjykata merr vendim për policin nga Drenasi

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.V  për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3. të KPRK-së dhe veprën penale Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë nga neni 184 par.2 lidhur me paragrafin 1 dhe 33 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit V.V iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 05.02.2019 deri me datë 05.03.2019.