Gripi sezonal në Kosovë, s’ka vend për panik

Drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, tha se gripi në territorin e Kosovës është në nivel mesatar.

“Ne kemi raportuar mbi 29 mijë raste të dyshimta, pasi nuk dihet sa janë me grip. Mbi 4.000 janë infektive, 43 raste janë raportuar si gjendje më e rëndë e gripit sezonal, ndërsa dhjetë me vdekje. E kemi shpall si gjendje epidemike për shkak të rasteve të vdekjeve. Këto raste janë mbi 65-vjeç. Katër raste janë A1H1 dhe gjashtë raste të grupit A”, ka thënë ai.

Ramadani ka rekomanduar që MASHT të raportojë për mungesat e nxënësve në shkolla, në mënyrë që të përcillet më lehtë gjendja.

Ndërsa, Hamdi Ramadani, drejtor i Infektologjisë, ka thënë se rreth 500 raste me grip sezonal janë regjistruar që nga dhjetori i vitit të kaluar.