Hahn flet për bisedën që kishte me liderët kosovarë

Në një postim në Twitter, Hahn ka thënë se ka ritheksuar nevojën për të rifilluar dialogu me Serbinë. 

“Bisedë e mirë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin. Unë e ritheksova urgjencën për t’u rikthyer në dialog me Serbinë që po ndërmjetësohet nga Federica Mogherini. Për ta mundësuar këtë, unë përsërita ofertën time për të ndërtuar një mënyrë të shpejtë dhe praktike, zgjidhjen e tregtisë që është irrituese në dy anët” ka shkruar Johannes Hahn.