Halil Kastrati i dhuron banesë veteranes së arsimit, thotë se jetonte në kushte të mjerueshme

Kastrati ka thënë se kësaj radhe banesën ia ka dhuruar veteranes së arsimit, mësueses Fakete Meqa.

“Mësuese, në një aspekt më vjen keq që isha në vizitë tek ju sepse u ndjeva i turpëruar nga gjendja që ju gjetëm, ndërsa në anën tjetër jam shumë krenar që lajmin për banesën e re ju dhash juve”, ka shkruar mes tjerash ai krahas fotografive.