Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Kosova u ngrit mbi dhembjet e veta dhe e pranoi dialogun

E para, për Republikën e Kosovës kjo çështje ka qenë gjithmonë e ditur, e pritur dhe normale.

Dialogu me Serbinë ka qenë në shërbim ekskluziv të Serbisë sepse Republika e Kosovës s’është dashur të bisedojë me pushtuesin pa u plotësuar disa kushte elementare. Mirëpo, në emër të fqinjësisë së mirë, Republika e Kosovës është ngritur mbi dhembjet e veta dhe e ka pranuar dialogun.

E dyta, dialogu nuk është domosdoshmëri për Republikën e Kosovës, mirëpo është mundësi e mirë për fqinjësi të mirë;

E treta, taksa 100 për qind vërtetoi se Republika e Kosovës u çlirua prej Serbisë nga ana ekonomike tash e jo më 17 shkurt 2008. Serbia pas luftës mori nga Kosova mbi 18 miliard euro;

E katërta, rruga e Kosovës për në Europë nuk kalon nga Beogradi e as nga Brukseli, por kalon nga qytetërimi i saj;

E pesta, me apo pa marrëveshje me Serbinë, Republika e Kosovës është Roja e Fundit e Perëndimit. Ky është fati i saj”, është shprehur Hoti.