Inovacioni Global: Zvicra e para, ja ku renditet Shqipëria

Vendi më inovativ në botë, sipas Indeksit të Inovacionit Global, është Zvicra, ndërsa Shqipëria renditety në pozitën 83.

Indeksi i inovacionit i këtij viti, që mat gjendjen e inovacionit në botë nga viti në vit, përfshin 129 vende.

Për pozicionimin, autorët e studimit vlerësojnë institucionet, kapitalin njerëzor dhe hulumtimet, infrastrukturën, tregun, biznesin, njohurinë / teknologjinë, si dhe ndikimin krijues të vendeve të vëzhguara,

Në rajon, Kroacia renditet e 44, Mali i Zi 45, Serbia 47, Maqedonia Veriore 59, BeH 76 dhe Shqipëria 83, derisa Kosova nuk është e përfshirë.

SHBA ndodhet e dyta në listë, pasuar nga Suedia, Holanda, Britania e Madhe, Finlanda, Danimarka, Singaporit, Gjermania dhe Izraeli në vendin e dhjetë. Pavarësisht zhvillimit të madh ekonomik, Kina renditet në vendin 20, derisa India është e pozicionuar në vendin 52.

Konkluzionet e përgjithshme të raportit janë se bota ndikohet nga ngadalësimi ekonomik i intensitetit të mesëm për shkak të dobësimit të rritjes ekonomike, rritjes së ulët të produktivitetit dhe pasigurisë ekonomike.

Inovacionet shihen si një mjet për arritjen e zhvillimit ekonomik dhe social, dhe pranohen gjithnjë e më shumë si të rëndësishme dhe jashtë kornizës së teknologjisë.

Regjistrimi i patentave dhe investimi në kërkime dhe zhvillime po lulëzojnë gjithashtu.