Inspeksioni godet kombi-busët ilegal në Drenas

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka realizuar një aksion për ndalimin e kombi-busëve ilegal që bartin udhëtar në relacionin Drenas-Prishtinë dhe anasjelltas.

Disa kombi-bus janë konfiskuar gjatë ditës ndërsa pronarëve u është shqiptuar edhe gjobë.

Aksione të tilla inspeksioni në Komunën që drejtohet nga Ramiz Lladrovci ka realizuar edhe në të kaluaren.