Irina Shayk i jep fund miqësisë me Lady Gaga, kjo është arsyeja!

Performanca e Lady Gaga dhe aktorit Bradley Cooper në ‘Oscar’ të dielen ishte lajmi kryesor i këtyre ditëve.

E derisa e dashura e Bradley, Irina Shayk, dukej se po i përkrahte , në fund të natës doli e kundërta.Ajo nuk e ndjek më Lady Gagën në rrjetin social “Instagram”.

Sipas shumë burimeve thuhet se Irina është shumë e mërzitur me lajmet që kanë dal për të dashurin e saj dhe këngëtaren Gaga.Poashtu thuhet se ajo nuk është xheloze ndaj këngëtares mirëpo prej afërsisë që ka me Cooper.

Ky lajm për një ‘aferë’ të mundshme mes këngëtares dhe aktorit mori bujë shumë të madhe në rrjete sociale vetëm disa orë pas përfundimit të ceremonisë.