Istog: Humbi qindra euro në lojëra fati, gënjeu policinë kinse ia kanë vjedhur

Policia e Kosovës, përkatësisht  në stacionin policor Istog njoftoi se përmes telefonit shtetasi shqiptar i Kosovës E.U. (1996) kishte njoftuar policinë se më datë 12.02.2019 rreth orës 05:30 në fsh. Kaliqan komuna Istog, kinse përderisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ‘ bastore sportive’ një person i panjohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. kanë marrë 877.00 euro.

Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.