Ja çfarë duhet të prisni për trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja dhe çaji

Të dyja kanë përfitime për trupin tonë por në qoftë se keni vendosur të hiqni dorë nga kafeja ja çfarë duhet të prisni:

Kafeja është e njohur për zverdhjen e dhëmbëve, kështu që kalimi nga kafja në çaj mund ta bëjë buzëqeshjen tuaj më të ndritshme, veçanërisht nëse pini çaj të bardhë ose jeshil.

Dhëmbët tuaj nuk do kenë më njolla”, thotë zëdhënësi Sonya Angelone, nga Akademia e Ushqimit dhe Dietetikës.

Mund të keni dhimbje koke: Në varësi se sa i ndjeshëm është trupi juaj nga mund të ndjeni simptoma si dhimbja e kokës. Zakonisht ndodh kur ke një ndryshim të menjëhershëm dhe drastik.  

Duke qenë se kafja ka më shumë kafeinë sesa çaji, mund të gjeni lehtësi kur flini. Do të keni një gjumë më të mirë dhe më të shpejt. Kafeina ndikon në shqetësimet e pagjumësisë.

Studime të shumta kanë treguar se kafeja mund të parandalojë diabetin e tipit 2, por shkencëtarët nuk kanë shpjeguar ende arsyen. Disa mendojnë se kjo është për shkak se kafja rrit proteina që mbajnë hormone seksuale, të tilla si testosteroni dhe estrogjeni, të cilat ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të diabetit të tipit 2, ndërsa të tjerë thonë se kjo është sepse kafja rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.