Kamerieri rrah lypësin 10 vjeçar në Mitrovicë

Organizata Joqeveritare “ORA” ka reaguar kundër rrahjes së një fëmijës në qytetin e Mitrovicës.

 Nëpërmjet një komunikate për medie, kjo OJQ ka njoftuar se derisa po e zhvillonin një aktivitet në qytetin e Mitrovicës kanë parë një kamerier në një restaurant duke e rrahur brutalisht një fëmijë lypsarë të moshës prej rreth 10 vjeçar.

Kjo Organizate Joqeveritare rastin e kanë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës por që sipas tyre është iniciuar me vonese. 

Me date 28/02/2019 ne Mitrovicë pak pas orës 13:00 në hapësirën e lokalit afarist “Missini Sëeet” në qendër të qyteti, nga një punëtor shërbyes i po këtij lokali është rrahur në mënyrë brutale një fëmije lypsarë i moshës afërsisht 10-12.

 Pas reagimit të qytetarëve e kemi njoftuar Policinë e Kosovës, në rajonin të Mitrovicës, ndërkaq intervenimi i tyre ishte shumë i vonuar, derisa ne te njejten kohe ishte njoftuar edhe Emergjenca Primare e këtij qyteti dhe nuk ka pasur asnje reagim nga tqla. Në të njëjtën kohë e kemi njoftuar edhe Qendrën për Punë Sociale ku po të njëjtit kërkuan të mos ekzagjerohet situata. Pastaj e kemi njoftuar edhe Prokurorinë në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e OJQ “Ora”. 

Sipas tyre tashmë është njoftuar edhe inspektorati i Policisë së Kosovës në Prishtinë, departamenti për mbrojtjen e viktimave. 

“Në emër të shoqërisë civile, në emër të qytetarëve kërkojmë nga Policia e Kosovës, Prokurori që të hapet një rast menjëherë dhe të hetohet deri në fund si dhe të sigurohen filmimet si prova të besueshme. 

Në të njëjtën kohë kërkojmë edhe nga institutcionet shëndetësore në Mitrovicë, nga Ministria e Shëndetësisë që të reagojë kundër mos reagimit të emergjencës. 

Gjithashtu kërkojmë mbrojtjen e fëmijës dhe familjes së tij nga kërcënimet dhe shantazhet e mundshme nga kryerësi i veprës”, thuhet në fund të komunikatës së Organizatës për Transparencë “Ora”.