Kampioni i botës para ringut shfaqet në skenë me këngën e Flori Mumajesit!

Aktualisht po mbahet “Fight Week” në Las Vegas dhe më datë 2 mars Jonny do të ketë ndeshjen e rradhës. Pak më parë ai ka ndarë në rrjete sociale një video ku tregon se është duke pritur ndeshjen e nesërme. Ajo që tërheq vëmendjen është se kënga e vendosur në sfond prej tij është pikërisht “Nallane 3” e Flori Mumajesit.
Kujt ja merrte mendja se një këngë shqip do të pushtonte edhe ringun e MMA-së në Las Vegas.