Kapen mallra pa datë prodhimi në Ferizaj, dyshohet për kontrabandë

Në Ferizaj janë kapur mallra pa datë prodhimi, të cilat dyshohet të jenë kontrabanduar.

Rreth orës 08:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës-Njësia e Trafikut ka ndaluar një mjet transportues-furgon në fshatin Dardani, i cili po barte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra të kontrabanduara.

Në këtë vendndalim të mjetit transportues më pas kanë dalë edhe Inspektorati i komunës së Ferizajt dhe nga kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve, u konstatua se mallrave u mungonte data e prodhimit, që rrit dyshimin për kontrabandën e kësaj ngarkese mallrash