Katër raste me virusin AH1N1 në Kosovë

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ndonëse ka raste të raportuara të gripit, asnjëri nuk e kalon pragun epidemik.

“Nga 1 tetori 2018 deri sot, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24,725 raste të dyshimta me grip, 4,155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute”.

“Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste exitus të konfirmuara me influencë AH1N1. Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal”, thuhet në komunikatë.

AH1N1 është një lloj më i komplikuar i gripit, që njihet edhe si grip i derrave.