Këto priten të jenë specifikat e OnePlus 7

OnePlus 7 është një nga telefonat që po pritet me entuziazëm të lansohet këtë vit. 

Ende nuk është dhënë ndonjë detaj nga kompania por tashmë disa nga specifikat e këtij telefoni dihen,

Sipas ‘Ausdroid’ , OnePlus 7 pritet të ketë procesor ‘Snapdragon 855’ dhe një ekran AMOLED 6.5 inç. 

Ndërsa për RAM do të jenë dy opsione, 8GB ose 12 GB. Kurse ‘storage’, 128GB ose 256GB. 

Kurse kamara pritet të jetë 48 megapixel. Bateria do të jetë e madhe 4000 mAh me një mbuëshës 44W.