KFOR-i i jep donacion Policisë së Kosovës

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit QALAJ, priti komandantin e KFOR-it z. Lorenzo D’ADDARIO dhe komandantin e Regjimentit Karabinieri MSU (Multinational Specializated Unit) kolonelin Ruggiero
CAPODIVENTO.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit QALAJ, falënderoi komandantin e KFOR-it z. Lorenzo D’ADDARIO si dhe Komandantin e MSU-së për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.

Komandanti i KFOR-it tha se një nga detyrat e misionit të KFOR-it është edhe mbështetja e institucioneve të sigurisë, në veçanti për PK-në e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë. Policimi efektiv është bazë për siguri dhe PK-ja është shembull në këtë aspekt.