Kjo është arsyeja e vërtetë e skandalit të himnit në Stade de France

Për disa minuta atmosfera në stadiumin e famshëm francez “Stade de France” u shndërrua në një hoti totale. 

Organizatorët e ndeshjes Francë – Shqipëri, nuk e lëshuan himnin e Shqipërisë por atë të Andorrës. 

Fishkëllimat nga tifozët shqiptarë nuk patën të ndalur, derisa folësi zyrtar i stadiumit kërkoi falje dhe tha që është intonuar himni i Armenisë,

Mediumi francez RMC Sport, shkruan se ngatërrimi ka ndodhur nga kompania që është e kontraktuar nga Federata e Futbollit Francez për organizimin e ndeshjes. 

Sipas burimeve të RMC Sport brenda FFF-së, kësaj kompania i janë dërguar dy himnet përmes emailave, ngase Franca do të luante edhe me Andorrën më 10 shtator. 

Ndryshe, Federata e Francës i ka dërguar letër zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit duke kërkuar falje për këtë gabim trashanik. /