Konfiskohet mall pa afat në vlerë mbi 32 mijë euro në Prishtinë

Inspektorët kanë asistuar sot në asgjësimin e mallrave pa afat, sipas kërkesës së një tregtari. 

Malli i asgjësuar ishte në vlerë mbi 32,000 euro,

Komuna e Prishtinës është e vetmja që nuk takson për asgjësim të mallit pa afat, duke dashur kështu t’i inkurajojë tregtarët për këtë procedurë. 

Kësisoj, mallrat e tillë largohen me kohë nga raftet, dhe qytetarët janë më të sigurt në produktet që blejnë