Kos me afat të skaduar, në një nga qendrat tregtare në Prizren

Produktet me afat të skaduar janë dukuri në të cilën mund të hasësh pothuajse në të gjitha marketet e Kosovës.

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët blejnë këso produkte në markete të mëdha dhe me emër, 

Një lexues i portalit ka dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline, të një produkti të blerë mbrëmë në Prizren.

Ai ka thënë se bleu një paketim të kosit ‘Abi’ në marketin ‘Interex’ të Prizrenit, në kapakun e të cilit shihet afati i skadimit.

Sipas fotos, kosit i ka skaduar afati më 27 janar të 2019-ës, pra para dy jave e gjysmë (17 ditë), e që për një produkt të qumështit si kosi, është periudhë shumë e gjatë, dhe konsumimi i tij është rrezik për shëndetin.