Kosova në ditë zie, sot i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarusha

Sot i jepet lamtumira e fundit bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.