Kosova përballë Maqedonisë së Veriut

Kosova U16 (F) sot nga ora 19:30 do të ndeshet me Maqedoninë Veriore, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Ky takim do të përcaktojë vendin e dytë në grupin, ku Zvicra është lidere me dy fitore, në garë për vendet 17-22.

Kosova dhe Maqedonia kanë pësuar nga Zvicra dhe do të kërkojnë vendin e dytë në grup, derisa sfida e fundit për vashat kosovare do të jetë të shtunën, ku do të caktohet përfundimisht se në cilën pozitë do të renditen.

Sidoqoftë, ky Evropian, ishte një përvojë e mirë për vashat e Kosovës, që në ardhmen pritet të bartin barrën kryesore për Kosovën në basketboll.