Kosovari vdes në aksident në Hungari, po e transmetonte ‘live’ vozitjen e tij

Kosovari B.M. me prejardhje nga Prizreni ka vdekur në një aksident trafiku në Szigetszentmiklós drejt autostradës M0 në Hungari.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 23:00 afër një rreth-rrotullimi dhe siç shkruajnë mediat hungareze vetura ka përfunduar në shiritin e kundërt të rrugës.

Bashkë me shoferin kanë qenë edhe dy persona tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Pak para aksidentit udhëtimi transmetohej ‘live’ në Facebook.